Duket se konflikti i armatosur i pasdites së sotme në Prishtinë mes Noizyt dhe Cozman, i ka patur ftillesat shumë më herët.
Por marrëdhëniet duket se janë acaruar pas një deklarate të Nozyt në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku e quante Cozman “gocë”,
“Mora vesh që janë bashkuar ato dy gocat, se të dyja si goca më duken” –pati thënë Noizy në studion e Arian Çanit duke iu referuar lidhjes së Cozman me Tunën.
Policia e Kosovës arrestoi sot pas ngjarjes, Cozmanin, vëllain e tij dhe një person të trëtë, Alban Krasniqi, i njohur si mik i Cozman.