Një video e frikshme nga Tajfuni Mangkhut ka qarkulluar në media sociale.
Në video shihen babë e bir të cilët përplasen në beton nga stuhia e fuqishme që ka goditur prej dy ditësh Filipinet.
Mediat e huaja raportojnë se deri tani tajfuni ka marrë më shumë se 64 jetë njerëzish. Cilësohet si stuhi e kategorisë së 5-të , kategoria me e fortë e mundshme.