Bota

VIDEO/ Izraeli bombardon shtëpinë e kreut të Hamas-it në Gaza


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 16/05/21 |
Opi Nion

Izraeli bombardoi shtëpinë e shefit të Hamasit në Gaza mëngjesin e së dielës ndërsa sirenat paralajmëruan për sulme me raketa në qytetet kufitare të Izraelit menjëherë pas agimit, raporton Reuters.

Si kundërpërgjigje, grupi islamist lëshoi raketat në drejtim të Tel Aviv-it ndërsa përplasjet vazhdojnë në ditën e shtatë radhazi.

Të paktën 153 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 42 fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet të Dielën për të diskutuar rreth konfliktit më të ashpër Izraelito-Palestinez në vite.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres kujtoi të gjitha palët “se çdo shënjestër pa kriter e strukturave civile dhe mediatike shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmanget me çdo kusht,”.

Izraeli dhe Hamasi, këmbëngulin që do të vazhdojnë sulmet e tyre pasi Izraeli shkatërroi një ndërtesë 12-katëshe në Gaza, ku ndodheshin mediat amerikane Associated Press dhe Al Jazeera me bazë në Katar./Opinion.al

 

Pas