Sport

VIDEO/ Italia në këmbë për kampionët, Donnarumma: S’e kuptova që fituam


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 13/07/21 |
Opi Nion

Fitorja e Euro 2020 nga Kombëtarja italiane ka bërë që populli italian të shpërthejë në festë.

Pas pritjes madhështore që u bënë “Azurëve” në aeroport kombëtarja e Italisë është nderuar edhe nga institucionet dhe figurat më të larta të shtetit.

Fillimisht ata u pritën nga presidenti Mattarella, ndërsa më pas takuan kryeministrin Mario Draghi.

Në fund futbollistët italianë bënë një gjiro mbi një autobus të hapur në rrugët e Romës ku me mijëra tifozë i shoqëruan duke festuar të gjithë së bashku për këtë sukses historik.I gjithë stafi, duke përfshirë edhe stafin drejtues të kombëtares, u shprehën se ky titull është shpërblim për tifozët që kishin pritur kaq gjatë.

Ndërkohë heroi i kombëtares italiane, portieri Donaruma që u shpall edhe lojtari më i mirë i Europianit, ka shpjeguar momentin e ngrirjes kur priti penalltinë e Sakas-s dhe ‘axurrët’ u shpallën kampion Europe. 22-vjeçari u shpreh se në ato momente nuk e kishte kuptuar që loja kishte mbaruar, ndërsa është ç’tensionuar kur shokët e skuadrës filluan festën./Opinion.al

Pas