Rajoni

VIDEO/ Ishte e ankoruar në ishullin e Korfuzit, merr flakë kroçera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 12/03/21 |
Opi Nion

Një kroçere është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në ishullin grek të Korfuzit.

“Lyrica”, kroçera ishte e ankoruar në portin e ishullit. Pas marrjes së informacionit në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton “protothema”.

Në bordin e anijes turistike bëhet me dije se ishin 51 anëtarë të ekuipazhit dhe asnjë turist, ndërsa asnjë nuk ka pësuar lëndime. Deri më tani nuk janë bërë me dije shkaqet e zjarrit.

Kroçera po qëndronte në port që prej 30 janarit dhe do të qëndronte gjatë e ankoruar, pasi në këtë periudhë janë ndaluar lundrimet për arsye turistike për shkak të pandemisë./Opinion.al

Pas