Ditën e sotme është thirr në SPAK ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama dhe është marrë në pyetje.
Rama është futur vetëm në SPAK nga dera kryesore e institucionit dhe vijon të qëndrojë brenda tij.
Gjithashtu, Muharrem Rama është mjek me profesion dhe prej tij pati mjaft pritshmëri në momentin e marrjes së detyrës për shkak se kishte edhe mbështetje të madhe edhe prej ekzekutivit.
Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.