Edhe pse matematikisht Interi u njoftua si fitues i Serisë A tre javë më parë, zikaltrit duhej të finalizonin edhe ndeshjen e sotme për të ngritur kupën e fitores. Ata mundën 5-1 ekipin e Udinezes për të marr më pas trofeun e shumëpritur, pas 11 vitesh.
Kapiteni Samir Handanoviç ka marrë në duart e tij trofeun dhe ka festuar me pjesën tjetër të skuadrës në qendër të stadiumit. Kjo është kupa e 19-të për Interin./Opinion.al