Rajoni

VIDEO/ Inskenohet grabitja në Greqi, si u vra qeni dhe u mbyt 20-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 15/05/21 |
Opi Nion

Grabitja dhe vrasja e një nëne 20-vjeçare në Greqi ka tronditur opinionin publik. Teksa ngjarja ishte e rëndë policia vijon ende hetimet për kapjen e grabitësve, të cilët nuk janë identifikuar.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar ditën e sotme një tjetër video 3D që ilustron momentin e vrasjes së 20-vjeçares në Glyka Nera të Athinës përpara syve të foshnjës, teksa burrin ia lidhën për ta neutralizuar. Video tregon si u futën grabitësit në banesë dhe momentin e mbytjes me duar të 20-vjeçares.

Bëhet me dije se lista e personave të dyshuar sipas autoriteteve greke është mbi 100, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që krimin ta ketë kryer një bandë greko-shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Raportohet se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra. Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën./Opinion.al

Pas