Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Influenca ruse, NATO dhe shqiptarët e Maqedonisë, rrëfimi i Bujar Osmanit në “Opinion”

2018/03/12 at 11:46 PM
në -U tha në Opinion
Kohë leximi: 10 min
A A
Video/ Influenca ruse, NATO dhe shqiptarët e Maqedonisë, rrëfimi i Bujar Osmanit në “Opinion”

Zv. Kryeministri i Maqedonisë për Çështjet e Integrimit, Bujar Osmani ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ka folur mbi çështjet më të nxehta që prekin shqiptarët e Maqedonisë dhe krejt rajonin.


INTERVISTA

Duket sikur Maqedonia ka mbetur pak jashtë vëmendjes sonë, është një gabim i yni, por ndoshta dhe situata është e tillë, ka aq shumë zhvillime në Shqipëri dhe Kosovë sa duket sikur Mqedonia është e qetë. Por në fakt Maqedonia nuk është aspak e qetë. Çfarë po ndodh me emrin?

Maqedonia tani është në një udhëkryq në të cilin duhet të përcaktojë drejtimin për dekadat e ardhshme. Në fakt është një mundësi historike për të ardhmen e vet. E kam fjalën për çështjen e emrit dhe çështje të tjera.

26 vjet që mbajnë peng Maqedoninë në një konflikt me Greqinë, praktikisht një bllokim për çështjet integruese. Unë kam qenë në Bukuresht në vitin 2008 kur Maqedonia dhe Shqipëria ishin në të njëjtën pistë për t’u bërë anëtare të NATO. Maqedonia u bllokua vetëm nga vetoja greke. A jeni afër gjetjes së një formule?

Asnjëherë nuk kemi qenë më afër në fakt për gjetjen e një  zgjidhjeje. Është krijuar një ambient pozitiv mes vendeve që ishte parakusht.

Pozitiv quani edhe fshirjen e emrit Aleksandri i Madh prej aeroportit dhe autostradës?

Ishte një parakusht në fakt, por bëri edhe Greqia të njëjtën gjë. Ata na lejuan të futemi në pjesën e dytë të MSA apo të hyjmë në rajonin Adriatiko – Jonian ku ishim bllokuar, masa reciproke intermediere.

Kotzias pritet të mbërrijë në Shkup. Do të jetë kjo vizitë që do ta mbyllë çështjen e emrit?

Nuk jam i sigurtë që do të jetë kjo vizitë, por mendoj që jemi në pjesën finale.

Cili do të jetë emri i një Maqedonie që do të negociojë me Greqinë, por dhe që do t’ju volisë edhe popullatës së Maqedonisë?

Ne ende nuk kemi një zgjidhje që është e pranuar

Shtypi ka dhënë idenë e Maqedonisë së Epërme.

Zoti Nimits i cili është ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara ka dalë me një paketë idesh ku jep disa propozime për emrin, por ka dhënë edhe idenë  nëse palët merren vesh mes vetes.

Ju mendoni që klima është që palët nuk kanë nevojë për ndërmjetësim?

Mendoj që do të vijë moment kur duhet një ndërmjetësim i palës së tretë.

Supozojmë se Maqedonia gjen një emër që kënaq atë dhe Greqinë. A do ketë kontestime brenda në Maqedoni? Fakti që çështja e emrit është mbajtur peng ka qenë një shtytje e brendshme Maqedonisë për të ruajtur identitetin e saj.

Në fakt është një pako prej 7 pikash që diskutohen përfshirë edhe çështjen e emrit. Propozimet e zotit Nimits është të ketë një shtesë gjeografike në çështjen e emrit, për të parë edhe ku do të përdoret, çfarë nivelesh. Do përdoret brenda në vend, në raportet bilateral.  Mendoj se këtru do të jenë edhe finesat.

Ka rezistencë brenda në Maqedoni?

Anketat e fundit tregojnë rritje për të pranuar një zgjidhje. Nëse para 2 vitesh rezultatet ishin 29 përqind në favor të zgjidhjes tani janë 63 përqind nga të cilat 51 përqind janë maqedonasit. Për shqiptarët është shumë me rëndësi integrimi në NATO dhe duke qenë se zgjidhja e emrit është parakusht për hyrjen ne NATO edhe shqiptarët janë të interesuar për zgjidhjen e emrit.

Në çfarë faze ka mbetur anëtarësimi në NATO ?

Qershori dhe Korriku janë momentet më të rëndësishme. Në qershor nëse zgjidhim çështjen e e emrit ne mund të hapim bisedimet për integrim në BE, kurse në Korrik në samitin e NATOS marrim ftesë për anëtarësim. Ndaj edhe po ngutemi që të gjejmë një zgjidhje.

Ju keni qenë pjesë e qeverisjes edhe më parë përse keni dështuar në bisedimet e mëparshme?

Për shkak të mosgatishmërisë së palës maqedonase, por edhe në Greqi nuk ka qenë konteksti më i mirë. Tani kemi një dritare të artë, sepse edhe në Greqi kemi një qeverisje të përkushtuar dhe që e konsideron interes kombëtar të mbyllë kontekstin me Maqedoninë.

Normal një qeveri që ka tre fronte të hapura…

Mendoj se kemi një qasje shumë të sinqertë nga Kryeministri Tsipras.

Zoti Osmani, është hequr emri i Aeroportit, emri i Aleksandrit, po ai monumenti i madh në qendër të Shkupit ç’do bëhet?

Tani nuk janë hapur natyrisht gjithë temat. Janë këto çështjet që e ngarkojnë procesin. Ajo ccfarë po bëjmë është kontrolli i librave. Çështja e përmendoreve ende nuk është hapur.

Do doja ti kthehesha një problemi, që për shqiptarët është më i rëndësishëm se emri dhe që është ai i gjuhës shqipe. Përse ka ngelur dhe është bllokuar, pritej që të kalonte me një formulë të re?

Edhe ky kontest është aq i vjetër dhe kompleks sa ai i emrit. Është bllokuar për shkak të vetos së presidentit dhe  për shkak të votimit të miratimit të ligjit 2 herë në parlament. Tani opozita ka propozuar mbi 36 mijë amendamente për të bërë një pengim fizik, por ne mendojmë se miratimi është në një fazë të pakthyeshme.

Kur gjuha do të jetë zyrtare?

Ne mendojmë që javën e ardhshme do të gjejmë mënyrën për të mbyllur këtë çështje dhe në këtë mënyrë Maqedoninë do ta shkarkojmë nga një barrë ndëretnike.

 

Cilat janë raportet mes qeverisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë?

Mendoj se janë korrekte dhe veçanërisht janë dinamizuar pas mbledhjes së përbashkët në Shqipëri. Janë nënshkruar një numër i madh marrëveshjesh që tani duhen konkretizuar.

Ku mund të bashkëpunojmë Shqipëria dhe Maqedonia?

Mendoj që bashkëpunimi rajonal është futur në kornizat e proceseve rajonale për t’i përgatitur vendet që të behën anëtare të BE.

A ka investime shqiptare në Maqedoni?

Jo shumë. Këmbimi tregtar nuk është i mjaftueshëm dhe nuk relekfton potencialet në raportet mes dy vendeve.

Ndërkohë rikthehem tek gjuha, që mbetet një ndër kërkesat kryesore e sanksionuar në marrëveshjen e Ohrit. Një nga deficitet e mëdha që shqiptarët kanë patur në Maqedoni ka qenë çështja e arsimit. Moslejimi për të patur një arsim të plotë dhe më pas problematika e krijuar në universitete. Ccfarë po ndodh?

Nuk mendoj se tani ka problem në aspekt të qasjes. Kemi dy universitete shtetërore në gjuhën shqipe. Kemi universitete private në gjuhën shqipe. Arsimi I mesëm është I obliguar, arsimi fillor absolutisht ka qenë gjithmonë.

A është niveli i arsimit në shqip  në ato nivele që duhet të jetë?

Atë dua të them, tani është koha e fokusimit në  cilësinë e arsimit. Dikur kishim problem në qasjen, në mundësinë. Tani që mendoj është çështje e vetë shqiptarëve dhe njerëzve që janë pjesë e arsimit.

Në çfarë niveli është tani arsimi?

Mendoj se ka shumë për të dëshiruar.

Rreth 15 vjet më parë kujtoj që drejtuesit e BDI-së më thoshin që edhe kur kërkonin shqiptarë për poste zyrtare që u atribuoheshin atyre kishin problem për të gjetur shqiptarë të mirëarsimuar. Tani  në çfarë nivelesh jeni?

Tani situata ka ndryshuar.  Ka me mijëra studentë shqiptarë që dalin nga këto universitete shtetërore. CCdo cvit përmirësohet edhe cilësia. Shqiptarët e Maqedonisë janë të vetmit që mund të lidhin tregun shqiptar me tregun sllav për  shkak të njohjes së gjuhës kanë një mundësi më të madhe se kushdo tjetër. Mund të shërbejnë nga Tirana në Zagreb dhe mund të jenë pjesë e tregut ekonomik.

Ndërkohë që një nga problemet e mëdha që po i përqaset shqiptarëve të Maqedonisë është shtimi i influencës së religjonit dhe atij që mund të quhet një lloj radikalizmi. Nga se vjen ky shqetësim?

Tashmë ka patur tentativë edhe për organizime politike që kanë burime tek religjoni. Ne mendojmë se kjo nuk i ndihmon proceset politike të shqiptarëve.

Ky është një hap prapa për shqiptarët…

Maqedonia është vend shekullor dhe ne duhet të ndajmë shtetin nga feja. Nuk mendoj se në Maqedoni ka radikalizëm të hapur fetar, por organizimi politik në bazat fetare mund të jetë një rrezik .

A vijon qoftë edhe në në forma më të lehta dhe lokale diskriminimi I shqiptarëve në Maqedoni?

Tash nuk mund të them se gjithçka është e rregulluar, ekzistojnë xhepa të tillë të rezistencës së integrimit të shqiptarëve dhe kjo për fat të keq nuk është si rezultat I mungesës së ligjeve, por rezultat I mungesës së vullnetit politik në institucionet e udhëhequr nga maqedonasit. Kjo është si rezultat I një mentaliteti të trashëguar.

Gjë që u duk edhe në sulmet e parlamentit….

Prandaj mendojmë se është shumë e rëndësishme çështja e gjuhës të mbyllet, pastaj tema të tilla etnike nuk kemi pas miratimit të gjuhës.

Ju keni qenë në qeverisje me Gruevskin dhe Zaevin, kush ju duket më komod në raport me shqiptarët?

Një qasje më e relaksuar e LSDM ndaj shqiptarëve. Mendoj se leksionin që e mësuan partitë maqedonase duke shfrytëzuar një antishqiptarizëm në fushatat e tyre rezultoi e dëmshme për ta, ndaj po tentojnë t’ju qasen.

Po, por po tentojnë t’ju qasen duke i bërë pjesë të partive maqedonase duke tentuar të relativizojnë rolin e partive shqiptare në Maqedoni, sicc ndodhi me LSDM…

Nuk mendoj se kjo është një strategji e suksesshme afatgjatë.

Dha rezultat tek Zaevi, mori rreth 80 mijë vota shqiptare.

Ishte një situatë e jashtëzakonshme ku duhej të dënohej një parti politike e cila krijoi një energji shumë negative ndaj shqiptarëve, mirëpo mendoj që shqiptarët u besojnë partive të tyre dhe ato përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve.

Përse duket gati e pamundur që shqiptarët e Maqedonisë të bashkëpunojmë për një formacion të përbashkët?

Tash nuk duhet të përziejmë bashkimin e shqiptarëve në një parti politike me bashkëpunimin e tyre. Nuk mendoj që shqiptarët duhet të organizohen në një parti politike, pasi kjo krijon burokratizim dhe korrupsion. Shqiptarët duhet të kenë dy parti politike, tre parti janë tepër. Mirëpo ekziston një tendencë e fragmentizimit që është edhe e ndikuar nga jashtë . Prandaj kemi bërë thirrje, bashkohuni edhe kundër BDI, por mos u përçani. Për shkak të fragmentarizmit ne humbëm 10 deputetë.

 

A mendoni që do të ndëshkohen personat përgjegjës për shkelje të ligjit në Maqedoni?

BDI, kryetari Ahmetaj ka kërkuar një proces hetimi të funksionarëve të partisë që nga themelimi I saj. Prej të premtes së ardhshme, kur mendojmë se do të mbyllim kapitullin e gjuhës ne do të instalojmë vetingun si proces i organizimit të brendshëm të partisë.

Por flas për njerëzit e fuqishëm është Gruevski, është Jankulovksa që janë nën akuzë..

Mendoj se ata janë në procedurë. E dini që është krijuar prokurori speciale. Duhet t’u besojmë institucioneve të reja. Është krijuar një klimë e re sa i takon gjyqësorit. Maqedonia është futur në një klimën të re, janë kushtet për anëtarësim dhe në monitorim të përditshëm nga strukturat e BE.

Ju keni vizituar Beogradin, ndër shqiptarët e parë të ish-Jugosllavisë që viziton Beogradin. Si ndihet klima e bashkëpunimit me Serbinë?

Mendoj që bashkëpunimi rajonal është parakusht.

Është dhe ngërç njëkohësisht?

Është koha e pajtimit. Një nga iniciativat kryesore të strategjisë së zgjerimit është bashkëpunimi rajonal. Ne duhet t’i tejkalojmë paragjykimet që kemi pasur, nisur nga fakti që janë 6 vende të Ballkanit, të gjitha me perspektivë të njëjtë për anëtarësim në BE, pa favorizuar asnjërën, por bazuar në sistemin e meritave.

Rikthehemi në një çështje që lidhet me bashkëpunimet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rama ka deklaruar pak kohë më parë idenë për një president të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë…
Mendoj se më shumë ka kuptim simbolik për afërsinë mes vendeve. Mendoj që shqiptarët do të bashkohen përmes BE dhe jo përmes formave të tjera.

Përse të mos bashkohen përmes formave të tjera?

Nuk mendoj se kjo temë duhet të hapet tani. Unë shoh edhe nëpër media që po hapet çështja e ndryshimit të kufijve, por kjo do të ketë një efekt domino.

Kjo çështje thuhet nga media se është diskutuar në një takim tre palësh, mes Presidentit të Serbisë, Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Kosovës. Bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë..

Unë mendoj që këto janë edhe fake neWs që vijnë nga Beogradi për të krijuar një debat të tillë si parakusht të një debati tjetër më thelbësor. Unë mendoj se duhet ta prejmë këtë debat që në nisje të tij. Çdo ndryshim i kufijve kudo në rajon do ketë domino efekt dhe tragjedi të rajonit.

Padyshim, Repulbika Serbska, shqiptarët e Maqedonisë…

Absolutisht duhet bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit. DS të bashkohemi të gjithë përmes BE.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Kosova që shqiptarët e Maqedonisë të mos ndihen larg tyre?

Duhet të mbesim në komunikim të përhershëm, të tregojmë kujdes tanimë jo vetëm për çështjet politike. Sot Shqipëria mund të ndikojë për ngritjen e cilësisë së arsimit shqip. Javën e ardhshme do të miratojmë ligjin e gjuhëve. Do të jetë një sfidë e madhe. Nënkupton përdorimin e gjuhës shqipe dhe implementimin në të gjitha institucionet qendrore, ne qeveri, parlament, ministri. Implementimi i këtij ligji kërkon shumë resurse njerëzore dhe Shqipëria e Kosova këtu mund të ndihmojnë shumë.

 Në çfarë niveli është bashkëpunimi sot mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, në nivel politik?

Mendoj që është korrekt, mirëpo natyrisht ka hapësirë për t’u shtuar në rritjen e cilësisë së jetës në këto vende.

Cili është misioni më i rëndësishëm që i keni vënë vetes si përfaqësues i shqiptarëve në qeveri?

Interesi më i madh strategjik i shqiptarëve është integrimi në NATO. Maqedonia gjendet në udhëkryq strategjik dhe gjeopolitik.

A ka influencë ruse në Maqedoni?

Absolutisht që po.

Ku shfaqet?

Në të gjitha format dhe nivelet. Duke filluar nga opinionmakers, nga OJQ.

Edhe politike, edhe mediatike?

Tani kohët e fundit edhe në organizime politike.

Pra NATO është e vetmja rrugë që ju t’i vini fre kësaj influence?

NATO është të jesh apo të mos jesh. Thjesht shqiptarët ndihen të rrezikuar edhe fizikisht nga kjo status quo e integrimit në NATO. Kjo është pjesa kryesore për çfarë ne funksionojmë si parti politike. Të fusim vendin nën ombrellën e sigurisë së NATO-s. Pastaj gjithçka tjetër do të jetë më e lehtë. /OPINION.AL

 

Etiketa: blendi fevziuBujar Osmaniemisioniintervistaopinion


Ju sugjerojmë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Para
Çmenduria që kanë bërë fanset për Ledrin, e rrëfen vet këngëtari

Çmenduria që kanë bërë fanset për Ledrin, e rrëfen vet këngëtari

Ja cilat janë tre shenjat më bujare, altruiste dhe dashamirëse te horokospit

Ja cilat janë tre shenjat më bujare, altruiste dhe dashamirëse te horokospit

Marrëdhënia juaj me lekun, çfarë thotë shenja e horoskopit për financat gjatë vitit 2018

Marrëdhënia juaj me lekun, çfarë thotë shenja e horoskopit për financat gjatë vitit 2018
















TE FUNDIT

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
14 Maj, 2025

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com