Policia vijon të jetë në ndjekje të grupeve të protestuesve e njëkohësisht të kryeje shoqërime.
Sipas raportimeve, pasi janë larguar nga Drejtoria e Policisë, protestuesit kanë vijuar rrugën drejt shkollës “Vasil Shanto”, e më pas në rrugën “Komuna e Parisit”.
Siç shihen edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të mbeturinave, duke krijuar kaos dhe bllokim të trafikut.
Ndërkohë ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit./ Opinion.al