Aktualitet

Video/ Incident me mikrofonin, Rama-teknikës: Shpërthejeni, po i vini vërdallë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 27/04/22 |
Opi Nion

Një incident i ka ndodhur kryeministrit Edi Rama gjatë një aktiviteti të zhvilluar këtë të mërkurë ku ka folur për digjitalizimin dhe kalimin e shërbimeve online.

Kreu i qeverisë ka patur një problem me mikrofonin që i bënte zhurmë për shkak të telefonit.

Teksa Rama po fliste për heqjen e letrave në administratë dhe vështirësinë që letrat të hiqeshin nga sistemi për shkak të inercisë dhe mësimit të punonjësve me to mikrofoni po bënte zhurmë në mënyrë të vazhdueshme.

Më tej kreu i qeverisë i është drejtuar teknikës duke thënë: “Do shpërthejë kjo, po shpërthejeni tamam. e keni kaq kohë që po i vini vërdallë. Mos e bëni me kollitje të lehta.  A e ka fajin telefoni, e-albania”./Opinion.al

Pas