Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se qeveria duhet të jetë transparente për negociatat me Greqinë. Po kështu ai tha se Gjykata Kushtetuese ka prëcaktuar qartë edhe rolin e presidentit në këto negociata.
Vendimi i Kushtetutës, tha ai është një vijë e kuqe, ndaj une do ta zbatoj atë. Në letren per Bushatin, kam thënë qartë se duhen bërë përcaktime se kush janë negociatorët dhe cili është objekti i marrëveshjes.
Pjesë nga deklarata
S’do doja kurrë të dilja në këtë konference pasi ka të bëjë me fqinj shumë të rëndësishëm. Këtë e bëj për shkak të detyrës si president dhe në respekt të Kushtetutës, marr të gjitha përgjegjësitë që më përcakton ligji dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm për këtë çështje.
Unë nuk mund të anashkaloj asnjë detyrim. Në të kundërt sdo meritoja të qendroja në këtë post. Qendrimi i Presidentit nuk ka qëllim të bëjë lojë politike, as në raport me qeverinë as me fqinjët. Presidenti nuk mund të vihet para fakte të kryera. Në rast se marrëveshja nuk i plotëson kushtet, unë kam për detyrë ta ndjek hap pas hapi.
*Konferenca live