Teatri i Shkodrës “Migjeni” mbrëmjen e sotme ka mbetur pa energji elektrike. Salla ku do të niste nata e parë e festivalit “Lulebore” të këngës qytetare shkodrane është pushtuar nga errësira.
Edhe pse në errësire në teatrin Migjeni, prezantuesja Rudina Dembacaj, shoqëruar nga publiku i gjerë i pranishëm këndojnë këngën e Luleborës duke treguar kulturën e lartë që buron në këtë qytet, raporton Panorama.
Gjatë minutave në errësire Dembacaj nuk nguroi të komunikojë përmes batutave me publikun duke ironizuar dhe thumbuar për këtë ngjarje te pakëndshme.
Pas rreth 15 minutash energjia u rikthye sërish në teatrin Migjeni dhe festivali vijoi normalisht.