Për Zlatan Ibrahimovic kjo është kohë pushimesh. Pas protagonizmit në fushën e blertë me fanelën e Milanit ai është duke shijuar pushimet në jaht së bashku me familjen.
Ndërsa udhëton në Costa Azzurra, nuk i shpëton vëmendjes së paparacëve që e fotografojnë edhe pranë bashkëshortes Helena Seger, me të cilën është prej 20 vitesh. Me ta janë edhe dy djemtë, Maximilian dhe Vincent.
Ndërkohë në instagramin e tij, ai publikon edhe një video ndërsa shijon një zhytje duke u hedhur nga jahti dhe shkruan: “Luan në tokë, peshkaqen në det”./Opinion.al