Meksika është përfshirë në një valë protestash të dhunshme që pas vdekjes së 30-vjeçarit Giovanni Lopez. I riu ndërroi jetë pak orë pas arrestimit dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë dhuna e ushtruar.
Vëllai i tij kishte publikuar një video ku tregohej dhuna e ushtruar nga policia gjatë arrestimit të Lopez. Pamje tronditëse vijnë nga Meksika. Një oficeri policie i është vënë zjarri pas një konfrontimi me disa demonstrues. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, Guadalajara.
Video që po qarkullon në mediat sociale, tregon një grup oficerësh policie në motoçikleta që konfrontohen me protestuesit. Ndërsa në një moment një i ri i maskuar e me syze dielli lëshon lëng të djegshëm në kurrizin e policit dhe i vë zjarrin.
Sipas raportimeve Lopez ishte ndaluar vetëm sepse nuk po mbante maskë në publik, por autoritetet e kanë mohuar. Rrethanat janë ende nën hetim.
Zhvillimi vjen në një kohë kur protestat kundër brutalitetit të policisë po zhvillohen në shumë vende të botës, që kanë përmendur secila viktimat e tyre. Në dhjetra qytete amerikane ato po zhvillohen në emër të George Floyd./ Opinion.al