Policia e Shtetit po vijon kontrollet intensive me radar në Bypass-in e Fierit. Në një njoftim për mediat uniformat blu bëjnë me dije se është kapur një 21-vjeçar duke lëvizur me një shpejtësi 208 km/h.
I riu me iniciale H.M. banues në Kamzë ishte duke lëvizur me një makinë luksoze, tip “Audi”.
21-vjeçarit iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos gjoba 80.000 Lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar./Opinion.al