Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/I riu 15 muaj paraburgim pa prova, kur ndodhi ngjarja ishte me një vajzë

2022/07/07 at 10:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/I riu 15 muaj paraburgim pa prova, kur ndodhi ngjarja ishte me një vajzë

Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një  peshkatari, i cili punonte me dy peshkatarë të tjerë për të mbajtur familjen. Elis Bushi është ndaluar nga policia pasi është akuzuar për një grabitje dhe për vrasje në tentativë , mirëpo në kohën kur ka ndodhur grabitja ai ka qenë në një fshat larg zonës së Roskovecit për të takuar një vajzë.


Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij policia kishte gjetur atje një çifte dhe një thikë, të cilën djali e mbante gjithmonë me vete pasi e ndihmonte në punën e tij si peshkatar, kjo ka mjaftuar që djali të arrestohej dhe prej 15 muajsh ai ndodhet në paraburgim.

Emisioni  “Stop” ka udhëtuar  drejt Vlorës, në lagjen e njohur si lagjja e Çoles për të mësuar më tepër mbi ngjarjen. Gazetarja ka takuar atje nënën e Elis Bushit.

Merjeme Bushi, nënë e dy fëmijëve ka treguar më tepër për aktivitetin e djalit të saj si peshkatar. Sipas saj ai kishte dy punëtorë me të cilët punonte dhe se në 10 Shkurt Elisi do takonte një vajzë në Verbas të Fierit.

Në orën 12:00 të të njëjtës datë, i shkoi policia në shtëpi dhe i kontrolloi shtëpinë, duke i marrë çiften, të cilën e kishte pasur i shoqi dhe thikën e punës, që e përdorte në rrjetat e peshkimit.

Merjemja tregoi se vetëm mëngjesin e ditës së nesërme ka mësuar, se djali akuzohej për një vjedhje në Roskovec. Ajo shprehet, se djalin nuk e lidh asgjë me zonën e Roskovecit dhe vajza me të cilën ai është takuar, ka dëshmuar, se Elisi ka qenë me të.

Megjithëse  ekzistojnë pamje filmike të cilat vërtetojnë se Elisi pasi është ndarë me nënën është nisur në fshatin Verbas, larg Roskovecit për të takuar një vajzë, në kohën kur ka ndodhur grabitja ato nuk kanë mjaftuar.

Emisioni “Stop” ka kontaktuar me të pandehurin i cili ka treguar për takimin e tij me vajzën dhe versioni e tij të ngjarjes.

Elis Bushi: Atë shtetase unë e kam takuar fiks në orën 8 e 5 minuta. Atje te lagjia e saj, afër shtëpisë së saj, diku nja 20 metra nga shtëpia.

Gazetarja: Sa keni qendruar?

Elis Bushi: Kemi qëndruar mbi një orë, një orë e gjysëm.

Prova që do të shërbente për të ndihmuar zbardhjen do të ishin qelizat telefonike për të kuptuar se ku ka qenë djali gjatë kohës që ka ndodhur grabitja, por një ekspertim i tillë nuk është bërë.

Elis Bushi: As prova s’kanë, asgjë. Nuk e kuptoj. E kanë marrë në pyetje atë gocën të nesermen, e kanë marrë në pyetje dhe i ka thënë “po ka qenë të mua diku pas orës tetë”. Unë kam qenë me atë në orën 8.05, me atë gocën. Sot e asaj dite, unë nuk e kuptoj, pse jam në burg akoma.

Më datë 20 Janar 2022, Erind Reovica tashmë ish-prokurori i Fierit, ka dorëzuar përfundimin e  hetimeve në  Gjykaten e Fierit  ku i ka ngarkuar Elis Bushit katër çështje penale;

  1. vjedhje me armë në bashkëpunim e mbetur në tentativë,
  2. plagosje e rëndë me dashje,
  3. prodhim, mbajtje blerje dhe shitje pa leje e armëve të ftohta,
  4. mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sporteve.

Emisioni  “Stop”, ka biseduar me avokatin Arben Llangozi, i cili pasi u njoh me dosjen, është shprehur se nuk ka prova, që të mbajnë të riun në paraburgim. Sipas tij nuk ka asnjë provë që ta implikojë atë në  një vrasje apo në një vjedhje./tvklan.al



Ju sugjerojmë

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Para
Protesta e opozitës, Baton Haxhiu: Sot ia jap dorën Sali Berishës

Protesta e opozitës, Baton Haxhiu: Sot ia jap dorën Sali Berishës

Çështja “Babale”, Salianji: Nëse ka një çmenduri për burg, do ta bëj

Çështja “Babale”, Salianji: Nëse ka një çmenduri për burg, do ta bëj

Salianji:Kam qenë një nga zërat që Berisha s’duhet të ishte në krye të PD, por…

Salianji:Kam qenë një nga zërat që Berisha s’duhet të ishte në krye të PD, por...
















TE FUNDIT

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
20 Dhjetor, 2025

SHBA-të thonë se ushtria e tyre ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
20 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
20 Dhjetor, 2025

DASHI Energjia juaj nuk kalon pa u vënë re: në punë, jeni të shtyrë të merreni me projekte të reja,...

Lexo më shumë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com