Mbrojtësit të kombëtares shqiptare Ermir Lenjani i kanë mjaftuar vetëm 10 sekonda për të “tundur” rrjetën e skuadrës së Luzernës.
Pas shënimit të këtij goli, Lenjani rrezikoi disa herë portën e kundërshtarit, por i pafat. Gjithsesi, avantazhi zgjati pak, pasi Luzerne gjeti golin e barazimit në minutën e 9-të.
Ky ishte goli i tij i 6-të sezonal me fanellën e Sion.
Duke parë performancën e tij, ai mund të kishte përmirësuar shumë skuadrën e kombëtares në dy sfidat kundër Turqisë dhe Andorrës./Opinion.al E.Xh.