Sport

VIDEO/ I pamposhtur, Florian Marku fiton ndaj boksierit anglez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 21/02/21 |
Doriana Çepunaj

Boksieri shqiptar Florian Marku, ka mposhtur britanikun  Rylan Charlton, në arenënë “Uembli” të Londrës. Rivali i tij u dorëzua në raundin e nëntë.

Florian Marku, dhe rivali Charlton dhuruan një duel spektakolar mes tyre duke shfaqur hapur agresivitetin dhe dëshirën për të fituar. Boksieri anglez e nisi në mënyrë të furishme sfidën duke mbajtur nën presion Markun, por shqiptari u shfaq tepër i qetë duke provokuar kundërshtarin me fjalë.

Pikërisht në këtë moment, kur Charltonit po i merreshin këmbët, peshqiri i bardhë hidhet brenda në ring duke treguar kështu kapitullimin.

Raundi i katërt ishte vendimtar për shqiptarin Marku, pasi me goditjet e dhënë në kokë e tronditi kundërshtarin e tij. Breshëritë e grushta dhe më të djathën e tij të rrezikshme dhe ku vetëm gongu e shpëton kundërshtarin e tij.

Sipas Sky Sport, raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disa, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë.

Në raundin e nëntë përfundoi gjithcka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar. Fitore fantastike e shqiptarit, që po ia dilte edhe me pikë.

“Rylan është një djalë vërtet i ashpër. Ai e zhvilloi këtë luftë. Jo shumë luftëtarë ndeshen me një luftëtar të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre. Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. Shtatë fitore nga 10. Rrëzimi? Unë kurrë nuk isha i trullosur. Ai është një goditës i rëndë”, tha Marku pas ndeshjes.

Në karrierën si boksier profesionist, Florian Marku regjistron 7 fitore dhe një barazim. Ai shfaq hapur ambicien për tituj.

 

 

Pas