Aktualitet

VIDEO/ I maskuar e me sqepar në dorë, momenti kur grabitet dyqani në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 05/03/21 |
Opi Nion

Opinion.al ka siguruar pamjet e grabitjes së një dyqani në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Ngjarja ndodhi gjatë natës rreth orës 03: 30, ndërsa pre e grabitjes ka qenë një dyqan celularësh i ndodhur përballë poliklinikës qendrore .

Siç shihet në pamje, një i ri një i ri me maskë anti-covid, kapele dhe kapuç në kokë tenton që të hapë derën e dyqanit me një sqepar. Teksa tenton që të ushtrojë forcë ndaj derës, kjo e fundit thyhet e gjitha. Më pas, i riu hyn me shpejtësi në dyqan dhe merr prej aty disa telefona nga tavolina dhe largohet.

Aktualisht policia është vënë në kërkim për identifikimin dhe arrestimin e autorit./Opinion.al

Pas