Bota

Video/I infektuar me COVID, Bolsonaro heq maskën para gazetarëve: Jam mirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:40 - 08/07/20 |
Opi Nion

Ditën e djeshme u njoftuat se presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, kishte rezultuar pozitiv në testin e bërë për koronavirusin.

Ndërkohë, pas publikimit të lajmit, Bolsonaro ka reaguar duke thënë se është prekur nga koronavirusi, por është në gjendje shëndetësore shumë të mirë.

Për të vërtetuar deklaratën e tij, presidenti i Brazilit ka dalë në një lidhje “Live” për mediat.  “Jam pozitiv. Nuk ka asnjë arsye frike. Kjo është jeta, “shtoi presidenti teksa mbante maskën. Jeta vazhdon. Falenderoj Zotin për jetën time dhe rolin që më është dhënë për të vendosur të ardhmen e këtij kombi të madh që quhet Brazil ”,- u tha Bolsonaro një grupi gazetarësh të cilët i mblodhi të martën jashtë rezidencës së tij zyrtare.

Bolsonaro theu dhe një nga masat më të rëndësishme anti-COVID, hoqi maskën dhe u drejtua nga gazetarët duke thënë:

“Vetëm shikoni fytyrën time. Unë jam mirë, jam mirë, faleminderit Zotit … Faleminderit të gjithë atyre që janë lutur për mua … dhe për ata që më kritikojnë, pa problem, të vazhdojnë të kritikojnë sa të duan. “

Bolsonaro kritikoi qasjen e autoriteteve qeveritare dhe lokale ndaj pandemisë, duke deklaruar se masat kufizuese dhe distancimi social për frenimin e virusit po shkaktojnë panik te qytetarët.

Disa autoritete ndaluan njerëzit që të shkojnë në plazh,” u ankua Bolsonaro,  duke shtuar se “shumica e brazilianëve kanë rënë në kontakt me këtë virus dhe nuk e ndjejnë fare.”

Diagnoza e Bolsonaros vjen vetëm tre ditë pasi ai kishte drekuar në shtëpinë e ambasadorit amerikan në Brazil, Todd Chapman, në kryeqytetin, Brasília, për festën e pavarësisë së SHBA.

Bolsonaro, 65 vjeç, ka minimizuar në mënyrë të përsëritur pandeminë dhe mbajtjen e distancimit shoqëror, madje  edhe ndërsa Brazili u bë vendi i dytë më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, me më shumë se 65,000 vdekje dhe 1.6 milion raste të konfirmuara.

Në mars, pasi Covid-19 shkaktoi viktimat e saj të para në Brazil, populisti i ekstremit të djathtë përdori  deklaroi para kombit se edhe nëse do të infektohej do ta mposhte shpejt sëmundjen falë “prejardhjes së tij prej atleti”.

Që nga ajo kohë, Bolsonaro ka vazhduar të marrë pjesë në ngjarje sociale dhe mitingje politike, shpesh duke mbajtur maskën ​​në mënyrë të gabuar ose duke mos e mbajtur fare./ Opinion.al

Pas