Një person ka tentuar të qëllojë me armë zjarri zëvendës/presidenten dhe ish-presidenten e Argjentinës. Ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires.
Cristina Fernandez de Kirchner ishte duke përshëndetur mbështetësit jashtë shtëpisë së saj kur një burrë doli nga turma dhe i drejtoi një pistoletë në fytyrë.
Presidenti Alberto Fernandez tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk u shkrep, duke bërë që zvendëspresidentja të mos lëndohet.
De Kirchner është në një gjyq korrupsioni dhe në kohën kur ndodhi incidenti ajo po kthehej nga gjykata.
Policia tha se personi i armatosur, që tashmë është arrestuar u identifikua si një brazilian 35-vjeçar. Ndërkohë autoritetet po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit.
Duke iu drejtuar kombit vonë natën e së enjtes, Fernandez tha: “Cristina mbetet gjallë sepse, për një arsye ende të pa konfirmuar teknikisht, arma, e cila përmbante pesë plumba, nuk shkrepi”.
Ai vazhdoi të dënojë sulmuesin dhe tha se kjo ngjarje ishte një nga incidentet “më serioze” që kur vendi u kthye në demokraci në 1983.
“Mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mund të ndodhë sepse ajo ushqen dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, tha Fernandez.
Pamjet e shpërndara në mediat lokale treguan burrin i cili i drejton armën zvendëspresidentes dhe dukej se po përpiqej ta qëllonte. Më pas ajo ul kokën, por nuk pati asnjë të shtënë./Opinion.al
El video del arma contra @CFKArgentina pic.twitter.com/8j1xpMnPoe
— Lautaro Maislin (@LautaroMaislin) September 2, 2022