Në qytetin e Durrësit, disa adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vjedhin xhiron ditore të një marketi. Skema ishte e tillë: dy djemtë kanë hyrë fillimisht për të blerë diçka, duke e hutuar shitësen, së cilës i kërkojnë ndihmë. Në këtë mënyrë pjesa e kasës ka mbetur bosh, duke bërë të mundur që adoleshenti të vjedhë xhiron ditore për qejfin e vet. Fatmirësisht, e gjithë skena e vjedhjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë.