Bota

Video/ Horror gjatë koncertit, ekrani gjigant shtyp kërcimtarin në sy të publikut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 29/07/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një koncerti të grupit Mirror në Hong Kong, ku një ekran gjigand LED ra në skenë dhe plagosi dy kërcimtarë para syve të fansave.

Pamjet që qarkulluan në internet tregojnë se ekrani shtypi një interpretues,  para se të rrokullisej mbi të tjerët.

Koncerti muzikor u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit u kërkoi turmave të dilnin me qetësi nga arena.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për shtypin lokal se dy kërcimtarë meshkuj u shtruan në spital, raportn BBC.

Një nga interpretuesit pësoi lëndime në qafë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore në kujdesin intensiv ndërsa gjendja e performuesit tjetër është e stabilizuar.

Policia ka raportuar se përveç dy kërcimtarëve, morën trajtim mjekësor për tronditje edhe tre fanse femra të grupit që kishin shkuar për të shijuar koncertin e grupit.

Grupi i djemve kishte performuar në Coliseum të Hong Kongut të enjten mbrëma, si pjesë e një serie shfaqjesh.

Pas këtij aksidenti të rëndë këshilli i qytetit ka urdhëruar që pjesa tjetër turneut të grupit të djemve Mirror të pezullohet deri sa të kryhen kontrolle sigurie në të gjitha vendet ku janë planifikuar koncertet.

“Jam i tronditur nga incidenti”, tha udhëheqësi i qytetit, John Lee, duke shtuar “u shpreh ngushëllimet të plagosurve dhe shpresoj që ata të shërohen shpejt”.

Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut urdhëroi gjithashtu agjencitë e qytetit të “hetojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse incidentin”.

Grupi është jashtëzakonisht i popullarizuar në qytet. Anëtarët e tij janë disa nga personazhet më të famshëm dhe më të njohur në Hong Kong sot.

Pas