Bota

VIDEO/Holandezët injorojnë pandeminë, festojnë deri në minutën e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 15/10/20 |
Al Do

Pamjet që tregojnë një grup të rinjsh që shkelin rregullat e distancës sociale në një bar disa metra larg parlamentit hollandez janë bërë virale në Hollandë.

Imazhet e filmuara natën e kaluar, tregojnë njerëz duke përqafuar, duke bërë “selfie” dhe duke kërcyer në tavolina disa minuta para se bllokimi i pjesshëm të hynte në fuqi në orën 22:00.

Kryetari i Bashkisë së Hagës Jan van Zanen tha se sjellja ishte “plotësisht të papërgjegjshme”.

Policët patrullonin pak metra larg vendit ku të rinjtë po festonin por ata nuk ndërhynë dhe u shprehën se ishin aty që të gjithë të shpërndaheshin pas orarit të mbylljes.

Pamjet shqetësuese u komentuan edhe në seancën e mbajtur në mbrëmje në parlamentin holandez.

Nga e mërkura, në Holand hyri në fuqi mbyllja e pjesshme, pasi kryeministri i Mark Rutte tha se vendi duhej të bënte një hap më afër bllokimit të plotë për të shmangur mbingarkesën e spitaleve me rastet pozitive me koronavirus. Baret dhe restorantet janë urdhëruar të mbyllen në orën 22:00 ndërsa alkooli nuk mund të shitet pas orës 20:00.

Hollanda ka aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infektimit në botë. Të paktën 6,663 njerëz holandezë kanë humbur jetën nga Covid19 që nga fillimi i pandemisë. /Opinion.al

Pas