Aktualitet

Video/ Hodhi në det flamurin e shtetit turk, arrestohet 48-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një pushues është arrestuar nga policia pasi në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Pasi ka kryer veprimin Sh. S, 48 vjeç, e ka filmuar dhe ka postuar videon në rrjetet sociale. Ndërkohë policia kishte shpallur në kërkim 48-vjeçarin, i cili ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve u bë i mundur arrestimi i shtetasit Sh. S., i cili akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.

Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

 

Pas