Lola është një 23-vjeçare e cila ka rrëfyer pa doreza historinë e jetës së saj si transgjinore. E veçanta në këtë histori qëndron te fakti se si rrallëherë, familja e saj është sportive, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë. Në një intervistë për “Historia Ime”, ajo ka vendosur të rrëfejë se si nisi të kuptonte që po jetonte në trupin e gabuar, dhe se si vendosi më pas që dëshironte të ishte femër.
Sigurisht që gjërat në fillim nuk ishin aspak të thjeshta, pasi presioni i shoqërisë e shtyu drejt abuzimit me alkoolin dhe marijuanën, por me kalimin e kohës gjërat morën tjetër drejtim. Ajo tregon se tani nuk ndihet më keq, dhe se me familjen ka një komunikim të mirë, madje ajo i ka prezantuar edhe të dashurin e saj kur ishte në një lidhje serioze.