-U tha në Opinion

Video/Historia e Sahatit, objekti që dominoi Tiranën për 150 vjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 03/06/21 |
Opi Nion

Emisioni “Opinion” është ndalur mbrëmjen e së enjtes në disa nga vendet dhe zonat më interesante të kryeqytetit.

Përmes prekjes së tyre, gazetari Blendi Fevziu ka sjellë jo vetëm një pjesë të atraksionit të qytetit, por edhe detaje tepër interesante të historisë dhe jetës në të.

Një prej objekteve më interesante ka qenë edhe Sahati ku studiuesi Artan Shkreli ka treguar disa nga elementët e historisë së ndërtimit të këtij objekti,  simbol i kryeqytetit.

Për më shumë se 150 vjet, deri në vitet ’70 kur u ndërtua 15 katëshi, Sahati ka qenë objekti më i lartë në qytet. Sikurse Shkreli u shpreh, edhe planet rregulluese të periudhës së socializmit respektonin sheshin e Sahatit.

“Të gjitha planet rregulluese të soacializimit respektonin atë që quhej sheshi i sahatit. Pozicioni ku u ndërtua sahati dhe xhamia, meqë kjo ishte xhamia e pazarit Sahati ishte themelor për njerëzit që bënin pazar. Sahati u ndërtua 20 vjet më vonë se xhamia dhe pak më vonë erdhi kambana që erdhi nga Triestja”, u shpreh Shkreli./Opinion.al

Pas