Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Historia e familjes së Abaz Kupit rrëfyer nga e bija: Me nënën dhe motrat jetuam 51 vite të internuara në kampet mizore

2018/08/14 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 7 min
A A
VIDEO/ Historia e familjes së Abaz Kupit rrëfyer nga e bija: Me nënën dhe motrat jetuam 51 vite të internuara në kampet mizore

Historia e familjes së Abaz Kupi është një nga më të rrallat e persekutimit. Familja e tij, bashkëshortja, vajzat dhe një prej djemve u persekutuan më shumë se kushdo. Vajza e tij, Hyrie Kupi, në një rrëfim të rrallë, tregon kalvarin e vuajtjes së familjes që nis që në vitin 1939, kur ata u internuan nga italianët për shkak të rezistencës së organizuar nga Abaz Kupi në Durrës. Internimi nga fashistët vijoi deri më 1944, kur më pas Abaz Kupi, i cili drejtonte mijëra forca të Legalitetit, u detyrua të largohet nga Shqipëria, duke marrë dy djem me vete, dhe njërin prej tyre do e linte të kujdesen për vajzat dhe bashkëshorten. Këtu nis vuajtja e radhës për Familjen Kupi, të cilët deri në vitin 1991 nuk do të shohin dot asnjë ditë lirie, por vetëm burgje dhe internime të rënda nga komunistët.


Rrëfimi i plotë i Hyrie Kupi, vajza e Abaz Kupit

Nuk mund ta them tamam ashtu se më duket sikur nuk e besojnë të tjerët. Unë do ta them se atë kam jetuar vetë që kam ngrenë supe me groshën që ka lënë ushtria Italiane apo orizin me krimba në kazani sipër. Tani e beson ti? Ne kemi qënë fëmijë edhe jemi rritur në kamp. Unë u martova në kamp. Unë mbaj mend po nëna na thoshte që ne kemi ikur në Itali, 1941 ishte lufta Italo-Greke.

Na morën nga Himara, se nuk i mjaftonte Himara. Megjithatë internimi i italianëve ka qënë shumë më ndryshe nga ky I shqiptarëve. Kjo ka qenë torturë. Internimi i parë kemi qënë në Spille të internuar, kemi gjetur një familje vetë, atje kemi ndenjur një vit e gjysëm, 1939- 1940.

Babai pasi bëri rezistencën në Durrës që nuk e përmendi asnjëherë, kurrë megjithatë rrallë ndonjëherë mund ta kujtonte. Ai u arratis edhe ne pas kësaj arratisjes së babait nga viti 1939, qershor I ’39 e deri në vitin 1944 ne kemi qënë të internuar. Pasi erdhëm nga Italia na dërguan në kalanë e Gjirokastrës, atje na futën në burg.

Në vitin 1941 ne në dorë të italianëve kemi qënë, babai ishte komandat i përgjithshëm I Lëvizjes Nacional Çlirimtare edhe kur vajtën komunistët I thotë Bedri Spahiu, hynte dilte tek shtëpia jonë. E mbaj mend unë se kam qënë e vogël në klasë të dytë edhe ai sillte trakte, mbushte çantën edhe më tregonte kujt tja çoja. Erdhi lirimi kohën kur Italia kapitulloi e pastaj babi iku edhe u çlirua pastaj Shqipëria.

Aty pastaj na kapën. Vëllain e futën në burg. Vëllai ka qënë 17-18 vjeç, se babi mori dy vëllezrit me vete mori të madhin edhe të voglin. Ai I mori të tre djemtë para se të ikte edhe I tha kush I del zot dhe kush është më trimi nga ju që të rrij këtu me familjen. Ama kur të më jap besën që do të rrij me familjen do rrij më nënën dhe me motrat. Doli Bardhi vëllai I dyti, o bab unë do rrijë me këto tha. Ndenji ky dhe babi morri me vete dy vëllezërit e tjerë. Këto shkuan nëpër shkolla u bën, ky i shkreti prej asaj dite e deri në vitin 1990 s’ka parë dritën e diellit me sy. Fillimisht ne kemi shkuar drejt e në Tepelenë, ishim tre motrat edhe nëna.

Kur shkuam ne në Tepelenë, vëllai ishte në Porto Palermo. Kishte bërë 5 vjet burg edhe e dërguan të internuar në Porto Palermo. Nga Porto Palermo e sollën atje ku ishim ne, në Tepelenë . Fillimisht kur kemi parë kampin e Tepelenës të rrethuar me tela se ne po vinim nga internimi. Nuk krahasohej ai internim me këtë. Ndoshta dhe nuk bën të them që ka qënë më i mirë ai internim por na kanë trajtuar më mirë. Na thoshte nëna nuk na kanë trajtuar kështu. Shkuam ne thoshin erdhi familja kriminelit, erdhi familja kriminelit. Emri nënës time ishte si një mbretëreshë. Na morën në futën në Kamp, atje ku gjetëm.. ato ishin baranga ushtrie e merrni me mend vetë. Na futën atje brenda, pasi ndenjëm erdhën njëherë, oj nënë oj nënë si na kanë dërguar në Tepelenë ca kishim veshur. Duke na internuar nga Kruja për në Tepelenë me një valixhe. Tre vajza dhe nëna katër. Unë smbaj mend shumë mirë se prap e re kam qënë. Kampin e Tepelenës e mbaj mend. Kam qënë 17 vjeç edhe kur shkuam atje u tmerruan. I thamë nënës çfarë do bëjmë ne, fillonim kapnim nënën. Si do jetojmë ne këtu? Nëna kishte një gjë që ishte shumë e fortë edhe shumë e zgjuar. Edhe babin e ka dashur jashtë mase. Që në momentin e parë që kemi hyrë në kampin e Tepelenës ajo na jepte kurajo dhe na fliste për babain. Si babai juaj ska, ai ka qënë trim edhe ne filluam ta adhuronim babain nga nëna se ne nuk e njihnim. Dita e parë kemi shkuar të marrim gjellën e kazanit për të marrë ushqimin të hanim. Kishim ardhur pa bukë pa gjë. Na dhanë një tas nja dy tre lugë.

Shkova unë atje deri tek kazani dhe më thonë ajo është gjella që do marrësh. Çfarë është ajo gjellë? Po atë gjellë do marrësh, atë hanë të gjithë. Ne kemi disa ditë që po hamë këtë tha. Ai mbushi nja tre katër garuzhde i futi në një tas dhe mbi tas dolën dy gishtë krimbat e vegjël. Se aty ishin kuintal groshë që kishte ngel nga ushtria. E mora shkova në shtëpi. Sa shkova aty lart se ishin ato barangat, një shtretër poshtë edhe një shtretër lart. Ne ishim lart dhe kishim gjithë secili nga një vend për tu shtrirë. Sa e lash tasin aty, fillova duke qarë. Tha nëna pse qan? Po kjo çfarë është, nëna ishte Shkodrane edhe më thot “po hajde se do ta kalojmë skagjë edhe me këtë llojë gjelle do të jetojmë. Filluam pastaj u mësuam me gjellën e kazanit. Kjo ishte e përditshme ndaç haje ndaç jo, ajo ishte gjella. E do nuk e do, nuk i bëhet vonë askujt. Vdis kur të duash, atë do haje. Kishim 60 gram racionin e bukës. Me ato 60 gram do e ndanim mirë si drekën darkën. Uria kishte mbërritur kulmin. Unë mbaj mend për veten time, isha e gjatë e gjatë tani më duket vetja sikur jam shkurtuar. Njerëzit kujtonin se isha 20 e ca vjeçe. Duke u rritur, urinë e kisha të tmerrshme. Vija në shtëpi edhe thoja sa u ngjisja tek nëna I thoja “ahh sa më ka marrë uria”. Po moj nënë po se të kemi ruajtur bukë, bukë thatë edhe gjellë me kazanin me krimba. Kjo histori vazhdoi 7 vjet. Njerëzit që nuk kanë patur asnjë fëmijë zakonisht me sa mbaj mend në kamp kanë vdekur pleq e plaka edhe fëmijë. Fëmijët qe ishin në gjirin e nënës. Nënat ishin në mal për dru me mua. Ato shkonin përditë në mal për dru, ai rripi që shtrëngonin për drutë në kurriz, lodhja që sillnin drut nga maja malit dhe e pa ngrenë mirë. Ato kur vinin në darkë tek fëmija jo që s’kishin gji me i dhënë po nuk kishin mundësi për të qëndruar në këmbë. Edhe fëmijët gjithë ditën kishin ndenjur aty pa gji pa asnjë gjë, duke I dhënë vetëm nga një pikë ujë , nga një pikë ujë edhe kështu vdisnin. Kush grua ka ardhur atje me fëmijë të vogël gjallë nuk e ka nxjerr nga kampi, biles kishte dhe raste ajo ska ndodhur kurrë vetëm shkonin hapnin një gropë në breg të lumit e kanë marrë fëmijën qoftë prind qoftë polica e kanë cuar në breg të lumit e kanë futur në një gropë. Përveç kësaj që e kanë futur në atë gropë, fëmijën në prezencën e nënës se babi ishte arratisur nuk e marrë dot me mend se çfarë kanë bërë me atë fëmijë. Nesër pastaj ajo grua vinte me ne në mal për dru. Pastaj shkonin çdo ditë të dielë në breg të lumit, dhe shkonte gjithë secila se i kishin vënë një shenjë varrit të vetë. Këto janë gjëra që kur i kujtoj, them unë i kam jetuar këto? Rri duke u menduar,me aq bukë si kemi jetuar? Vetë që i kam jetuar vetë dhe që e mbaj mend.

I kam disa gjëra tamam para sysh. Jam rrëzuar një ditë nga mali me gjithë dru në kurriz se rruga ishte pingul. Rash në tre katër shkurre. Erdhën shoqet dhe polici më ngriti, këtë e mbaj mend shumë mirë, thoja edhe me vdek sa mirë do ishte për babin. Vajzë e re të thuash… 7 vjet sa ka ndenjur kampi . Tamam, tamam në ’49 është hapur në ’54 është mbyllur nuk i ka takuar tamam 7 vjet. Një herë drutë nuk janë prer asnjë ditë, burrat shkonin në lum sharronin trupat e mëdhenj, i fusnin në ujë. E dija që në lumin e Vjosës që këtu punojnë Bardhi vëllai, Viktori burri im. Unë as e fejuar s’isha atëherë po Viktorin e njihja që punonin këtu dhe prisnin ato trupat. Prisnin pllaka guri, nga një pllakë të madhe ato nuk e di se për çfarë i donin edhe nga ato na kanë ngarkuar. Pastaj kemi shkuar në Turanë, kalonim urën e Vjosës matanë ishin disa male që tani nuk po më kujtohen. 4 apo 5 male që unë smund t’i marrë me mend tani. Kur kam shkuar në Tepelenë dhe kam parë malin, thash si ka mundësi unë kam hypur në majë të atij mali përditë edhe kam mbajtur dru. Përveç se vinim me dru nga mali poshtë, po do i ngarkonim edhe njëhërë poshtë tja çonim degës punëve të brendshme.

Kujto.al; Arkiva Online e krimeve dhe viktimave të Komunizmit

Për të ndjekur videon e rrëfimit; https://kujto.al/hyrie-kupi-rrefen-per-kampin-e-tepelenes/

Etiketa: abaz kupihistoria e persekutimit


Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Prekëse/ Balena mban 17 ditë mbi shpinë trupin e vogëlushit të saj të ngordhur

Prekëse/ Balena mban 17 ditë mbi shpinë trupin e vogëlushit të saj të ngordhur

VIDEO/ Si u bombardua me plumba e tritol kompleksi i familjes Halili në qendër të Kamzës

VIDEO/ Si u bombardua me plumba e tritol kompleksi i familjes Halili në qendër të Kamzës

Foto/ “Bija ime mos harro…”Çfarë shkruante babai për vajzën 7-vjeçe që humbi jetën në aksidentin e Kamzës

Foto/ “Bija ime mos harro...”Çfarë shkruante babai për vajzën 7-vjeçe që humbi jetën në aksidentin e Kamzës
















TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com