Pasditen e të shtunës, Nora Istrefi publikoi bashkëpunimin e saj të ri me Ermal Fejzullahun i titulluar “Hije”.
Kënga duket se është pritur mirë nga fansat e dy këngëtarëve pasi deri tani numëron gati 850 mijë klikime në Youtube.
Mirëpo ajo për të cilën po diskutohet më tepër është një prej veshjeve të Nora Istrefit.
Në skenat e përbashkëta me Ermalin, Nora shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë floriri, të hapur nga të gjitha anët.
(Ju kujtojmë se të njëjtin fustan, por në gold e kanë veshur edhe shumë personazhe të tjera, si Paris Hilton, Kendall Jenner, por edhe Iva Aliko së fundmi.)
Ndërkohë një fustan i tille kërkon të vishet pa reçipeta, ndoshta edhe pa të brendshme. Nuk dihet se çfarë s’ka veshur Nora por nga skenat e klipit mund të krijoni vet një përshtypje./opinion.al