Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Helmimi në punë, Aleanca Gjinore: Gratë në fasoneri të rrezikuara, punojnë në kushte të vështira

2018/05/28 at 9:50 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO/ Helmimi në punë, Aleanca Gjinore: Gratë në fasoneri të rrezikuara, punojnë në kushte të vështira

Në Shqipëri, Aleanca Gjinore për Zhvillim protestoi për helmimin në punë të 24 punëtoreve të një rrobaqepësie në Durrës. Në mbi 1 mijë fabrika veshjesh dhe këpucësh në gjithë vendin, punojnë rreth 40 mijë gra e vajza në kushte të vështira pune dhe jetese, raporton Zëri i Amerikës.

Të paktën 20 punonjëse gra, mes të cilave edhe gra shtatzëna, u helmuan dje për shkaqe të panjohura teka punonin në ditë të shtune në një firmë robaqesësie me rreth 120 punëtorë në Shkozet të Durrësit.

Ato u dërguan me shpejtësi në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa organet policore dhe ato të shëndetit publik po hetojnë për incidentin.

Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila prej disa vitesh po studion kushtet e punës në qindra fabrika dhe firma të vendit, deklaroi sot se po ndjek zhvillimet hap pas hapi, dhe po pret zbardhjen e plotë e të paanshme të ngjarjes.

“Fakti që 24 gra u helmuan në fabrikën e Durrësit tregon që në këto fabrika kushtet e punës janë larg standarteve normale të punësimit të njerëzve. Nga ana tjetër, helmimi tregoi se dita e shtunë është kthyer në një ditë rutinore pune për gratë dhe vajzat në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve. Ato punojnë pa pushim dhe nuk u llogaritet asnjë ditë pune shtesë, por ato punojnë shumë herë më tepër se sa lejon Kodi i Punës së Shqipërisë, por asnjëherë nuk shpërblehen për këto orë të tepërta pune që ato shpenzojnë në këto fabrika” – tha drejtorja ekzekutive e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Mirela Arqimandriti.

Dyshimet janë te ushqimi, por ato mohojnë të kenë ngrënë në grup të njëjtin vakt dhe së dyti çlirimi i mundshëm i ndonjë gazi në rrobaqepësi. Aleanca Gjinore për Zhvillim tha që ky nuk është rasti i parë që gratë e vajzat punëtore në fabrikat e tekstileve e këpucëve helmohen masivisht në vendin e punës.

“Në Shqipëri ka një ligj për sigurinë e shëndetit në punë qysh në vitin 2010, i cili kërkon të ngrihen këshillat e shëndetit dhe sigurisë në punë. Jemi të shqetësuar për këtë, sepse nuk e dimë se çfarë këshillash verpojnë në këtë fabrikë ku ka ndodhur helmimi. Nga sa dimë dhe nga raportimet e grave, këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë janë thjesht një grup emrash në letra sa për formë dhe jo për të kryer detyrat sipas ligjit. Zakonisht këta janë familjarë të pronarëve, ose të afërm të tyre dhe nuk mbrojnë të drejtat e punëtoreve” – tha zonja Arqimandriti.

Organizata po ndjek trajtimin e grave në spital dhe ecurinë e hetimeve. Mjekët kanë marrë kampione gjaku për kryerjen e analizave dhe gjetjen e shkakut të sëmurjes masive.

“Ne kërkojmë sa më parë zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe shkakun pse janë helmuar gratë e fabrikës në Durrës. Kush mban përgjegjësi për helmimin e tyre? Cilat janë masat që ka marrë këshilli për sigurinë e shëndetit në punë? Sepse ky këshill mban përgjegjësi ligjore. Me kë i kanë kontratat këto gra? Zakonisht gratë në këto sipërmarrje kanë kontrata kolektive, që ato nuk i shohin ndonjëherë me sy, sepse është një letër e bardhë, ku ato nënshkruajnë. A kanë apo nuk kanë kontrata këto gra? Kërkojmë që Inspektoriati i Punës të hetojnë menjëherë këtë rast dhe të marrin masa për këtë fabrikë dhe për fabrika të tjera, në mënyrë që njerëzit të bëjnë një punë të denjë” – tha zonja Arqimandriti.

Aleanca Gjinore për Zhvillim ka konstatuar edhe më parë helmime në vendin e punës dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve. Organizata publikoi pak më parë një studim, sipas të cilit, në një mijë fabrikat e tekstilit dhe këpucëve, që kanë afro 40 mijë punëtorë, mbi 95 për qind e punëtoreve në to janë gra e vajza, që punojnë mes mungesave të shumta teknike dhe të sigurisë për paga minimale e të paplota. Ato paguhen rreth 24 mijë lekë ose 180 euro, të cilat nuk i marrin të plota, por punojnë gratë dhe vajzat punojnë në kushte shumë të vështira jetese më këto fabrika. Kjo gjendje e rëndë e kushteve të punës dhe mos-trajtimit dinjitoz vjen nga papunësia e lartë dhe nga mungesa e sindikatave.

Punëtoret që ankohen janë nën kërcënimin e largimit nga puna dhe mbizotërojnë fyerjet gjatë procesit të punës. Sipas studimit, nëpër fabrika mungojnë kontrollet shëndetësore, pajisjet për mbrojtjen e punëtorëve nga kimikatet, shpërblimet për punë të zgjatur dhe lehtësira për gratë shtatzanë. Shpesh në këto fabrika mungojnë këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe sindikatat për dialog me pronarët./VOA


Etiketa: durresfasonerihelmim


Ju sugjerojmë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën një i mitur, plagosen tre të tjerë

26 Korrik, 2025 4:24 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK lëshon 7 masa sigurie

26 Korrik, 2025 3:40 pm
Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës nga burri, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë
Aktualitet

Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës nga burri, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë

26 Korrik, 2025 2:11 pm
Shkodër/ Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!
Kryesore

Shkodër/ Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!

26 Korrik, 2025 12:28 pm
Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda
Aktualitet

Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda

26 Korrik, 2025 11:08 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

26 Korrik, 2025 10:27 am
Para
Valbona Selimllari i rikthehet ekranit, ja ku do e shohim së shpejti

Valbona Selimllari i rikthehet ekranit, ja ku do e shohim së shpejti

Me këto shenja horoskopi mos debatoni kurrë

Me këto shenja horoskopi mos debatoni kurrë

Astrologia Meri ka një këshillë për Binjakët. Ky është guri i fatit që mund t’ju ndryshojë jetën

Astrologia Meri ka një këshillë për Binjakët. Ky është guri i fatit që mund t’ju ndryshojë jetën
















TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com