Një video e Zv.presidentes amerikane Kamala Harris, që fshin dorën pas rrobave pas një takimi me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in është bërë tashmë virale në rrjet.
Ndjekësit e kanë kritikuar për racizëm Zv.presidenten, pas gjestit që në fakt nuk kuptohet qartë nëse ka qenë instiktiv apo i qëllimtë. Harris u takua me Moon Jae-in ditën e premte, ndërsa sikurse shprehu dhe vetë në Tuiter, takimi ka patur në qendër çështjet e emigrantëve./Opinion.al