Aktualitet

VIDEO/ Hapet pavioni COVID në spitalin e Durrësit, 60 shtretër të dedikuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 15/02/21 |
Doriana Çepunaj

Është hapur këtë të hënë pavijoni i dedikuar COVID në spitalin rajonal të Durrësit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Durrësi  deklaroi se arsyeja që çoi drejt këtij skenari është rritja e numrit të rasteve dhe ezaurimi i rreth 90 përqind të kapaciteteve në 4 spitalet COVID në Tiranë.

Bëhemi gati për të hapur pavionin COVID në spitalin rajonal të Durrësit. Do të bëjmë dhe hapjen e pavionit COVID në spitalit rajonal të Shkodrës duke vijuar me skenarin e  parë për hapjen e 5 spitaleve rajonale”, tha Manastirliu.

Ndërkohë mjekët e spitalit rajonal Durrës thanë se ky spital ka rreth 60 shtretër të dedikuar për pacientët e infektuar me COVID-19.

I kemi marrë të gjitha masat. Pavionin Infektiv e kemi me 40 shtretër. Janë plotësuar me linja oksigjeni të dedikuara për pacientët me COVID. Për të shtuar kapacietet kemi bërë një transferim prej 10 shtretër dhe deri tani kemi rreth 60 shtretër të dedikuar për pacientët COVID”,- tha mjekja.

Ndërkohë, Manastirliu theksoi se jemi në një moment delikat pasi kemi rritje të incidencës dhe një mesatare prej 1130 raste infektimi..“Është një moment delikat pasi kemi rritje të incidencës. Kemi një mesatare 1130 raste të infektuara. 90% e spitaleve në Tiranë janë të zëna ndaj po shkojmë në hapjen e spitaleve rajonale ku fillojmë nga Durrësi, më pas në Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Do përballemi dhe me sfida se në këtë situatë nuk mund të jetë gjithçka perfekte. Puna nuk po ndalet” – tha Manastirliu.

Pas