Hamdi Salihi ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Viner Nojnshtad në kategorinë e dytë të Austrisë. Në ndeshjen e zhvilluar sot në shtëpi, e vlefshme për javën e 2-të të kampionatit, skuadra e sulmuesit shqiptar ka triumfuar 4-0 ndaj BW Linz.
Salihi ka realizuar golin e dytë të takimit në minutën e 33-të pas një goditjeje mjaft të bukur me kokë të topit që nga hyrja e zonës. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 74 minuta.
Pas dy javësh, Viner Nojnshtad ka grumbulluar 6 pikë të plota dhe kryeson renditjen e kategorisë së dytë austriake.