Bota

Video/ Habit Merkel, dridhje të pazakonta gjatë takimit zyrtar


               Publikuar në : 20:24 - 18/06/19 |
xhu lia

Në pritjen shtetërore të organizuar për Presidentin e ri Ukrainas Zelensky në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Teksa ishte duke pozuar për foton e rastit me presidentin ukrainas, kancelarja Merkel është parë duke u dridhur në një mënyrë të pazakontë.

Mendohet se shkak për diçka të tillë ka qenë dehidratimi dhe temperaturat e larta në Berlin.

Më pas gjatë konferencës për shtyp Merkel u pyet nga gazetarët lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. “Jam shumë mirë, piva të paktën 3 gota me ujë”, -u shpreh kancelarja gjermane./Opinion.al/

Pas