Mbrëmjen e sotme Manchester City fitoi në transfertë përballë vendit të fundit në klasifikimin e Premier League, Southampton.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola shkatërroi 4-1 vendasit, duke e çuar në -5 diferencën me Arsenalin kryesues.
Performancë të shkëlqyer ka dhënë në këtë ndeshje Erling Haaland, i cili realizoi një dygolësh, duke përfshirë një gol me roveshatë. Golat e tjerë për City u shënuan nga Grealish dhe Alvarez, me 11-metërsh.