Një përleshje masive ka ndodhur në një nga plazhet më të frekuentuar të Anglisë.
Mediat e huaja, kanë publikuar pamjet e përleshjes, teksa shihen disa pushues, kryesisht meshkuj, duke u grushtuar e duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige e sende të tjera të forta.
Policia ka nisur hetim të menjëhershëm për ngjarjen, ndërsa nuk dihet ende arsyet e këtij sherri.
Nga ana tjetër dëshmitarët kanë shprehur shqetësim mbi rastin, duke thënë se të gjithë skenën e ndoqën edhe fëmijët, të cilët u frikësuan së tepërmi./Opinion.al