Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Një 61-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në lagjen “Kodra e Shtufit”.
Mësohet se viktima është identifikuar si Aksinja Lula.
Uniformat blu bëjnë me dije se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i pallatit dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al