Futbollisti shqiptar Eros Grezda dhe serbi Antonio Çollak janë përfshirë në një konflikt i cili shkoi deri në përplasje fizike. Mediat kroate kanë publikuar videon e incidentit mes Grezda dhe Çollak menjëherë pas sfidës së kupës mes Osijek dhe Rijekës.
Nga pamjet duket qarte se gjakovari, pas një provokimi të lojtarit kundërshtar e ka goditur me grusht. Në faqen zyrtare të Osijek, Grezda ka deklaruar edhe arsyen e këtij incidenti. Sipas tij ka qenë futbollisti serb që e ka fyer si në aspektin personal ashtu dhe në atë kombëtar.
Ka qenë sulmuesi Çollak që ka provokuar ndërsa Grezda këmbëngul se do të marrë të gjitha hapat ligjorë për të mbrojtur veten dhe nderin . Kodi i etikës së futbollit kroat parashikon se nëse një lojtar godet fizikisht kundërshtarin pezullohet 2 deri në 6 ndeshje dhe nëse shkalla e dëmtimit është e rëndë përjashtohet për 6 muaj nga futbolli./ Opinion.al