Bota

VIDEO/Gratë afgane i përgjërohen trupave amerikane t’i shpëtojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 18/08/21 |
Opi Nion

Pamje dramatike vijnë sërish sot nga Afganistani, pasi tashmë ndodhet nën kontrollin e talebanëve.

Ulërima të përziera me zhurmën e armëve janë regjistruar në aeroportin e Kabulit këtë të mërkurë, teksa mijëra afganë të dëshpëruar për të shpëtuar nga sundimi i talebanëve iu lutën trupave amerikanë që të lejoheshin të fluturojnë në aeroplanët e evakuimit.

Sikurse shfaqet në video, gratë u filmuan duke zgjatur duart përmes kangjellave të hekurta drejt trupave amerikane ndërsa bërtisnin ‘talebanët po vijnë’. Këto pamje po qarkullojnë në llogaritë afgane të mediave sociale këtë mëngjes.

Personat e armatosur talebanë tani kanë rrethuar aeroportin – e vetmja rrugë për të dalë jashtë Afganistanit për mijëra refugjatë të bllokuar në kryeqytet dhe provincat e afërta – dhe po kontrollojnë dokumentet e atyre që përpiqen të largohen.

Daily mail raporton se luftëtarët islamikë po i çonin njerëzit drejt një porte në anën civile të aeroportit në jug, duke kërkuar dokumente para se të lejonin herë pas here dikë të kalonte. Sa herë që porta u hap, dhjetëra persona u përpoqën të nxitonin për të hyrë në aeroport, ndërsa të shtëna armësh dëgjohen për t’i mbajtur ata prapa./Opinion.al

Pas