Ky është momenti i grabitjes së autoblindës së bankës së nivelit të dytë sot në rrugën Tiranë-Rinas, pranë mbikalimit të Kasharit. Një video e filmuar me celular nga një dëshmitar në vendngjarje ka zbardhur gjithë skenën e krimit. Autorët kanë aksidentuar makinën e autoblindës kanë neutralizuar nën kërcënimin e armës punonjësit e sigurisë dhe më pas kanë kryer grabitjen. Siç shihet janë shumë thasë me para që dalin nga autoblinda. Ajo shoqërohej edhe nga një makinë e e policisë private. Njëri prej policëve private ka shpërthyer i revoltuar, ku pasi shan, thotë se “këto para i merr shteti vetë”.
*Shihni videon në minutat e fundit