Life Style

VIDEO/ Grabitja e 8 mijë eurove me anë të hipnozës në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:10 - 02/11/22 |
Opi Nion

Dy gra, të moshës 41 dhe 35 vjeçe, qëndrojnë në pas hekurave për një grabitje të ndodhur tetorin e vitit të kaluar në një biznes në Torino të Italisë. Ndërkohë, një bashkëpunëtore e tretë vijon të jetë ende e lirë për këtë ngjarje, e cila la pa fjalë edhe policët.

Pronari i biznesit është rrëfyer për median italiane “Mattino Cinque News”, duke treguar se ato e kishin hipnotizuara përpara se t’i grabisnin atij xhiron ditore, rreth 8 mijë euro.

“Në momentin e kontaktit me sy, pata një bllokim total”, shpjegon pronari, i cili nuk ka dashur të identifikohet. Kamerat e sigurisë në dyqan kanë filmuar momentin e grabitjes dhe kanë lënë pa fjalë edhe policët në komisariatin e Mirafiorit.

Njëra nga gratë i afrohet banakut dhe i vendos një objekt të errët në pëllëmbë të dorës shitësit. Ndërsa ai mbylli dorën, ajo vijoi të fliste me të teksa e shihte në sy. Ndërkohë, një grua tjetër shkoi qetësisht pas banakut dhe mori 8 mijë euro “cash”.

Viktima e grabitjes ka pranuar të flasë pasi deri tani, pavarësisht arrestimit të dy prej autoreve të dyshuara, nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.

Pas