Lionel Messi ka shënuar sot kundër Australisë në ndeshjen e 1000-të të karrierës. Ylli futbollit ndihmoi Argjentinën në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa për të ky gol është mjaft i rëndësishëm pasi Messi shkon në kuotën e 9 golave në Botëror, duke kaluar kështu edhe Diego Armando Maradonën me 8 gola.
Kujtojmë se Diego luajti 21 ndeshje në Kupat e Botës. Messi bëhet kështu lojtari me më shumë gola te Argjentina në Kupat e Botës, teksa sot shënoi për herë të parë në një ndeshje me eleminim direkt.