Sokol Cikalleshi ka dërguar skuadrën e tij Akhisarspor në finale të Kupës së Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte autor i golit të vetëm në ndeshjen e kthimit ndaj Umraniyespor. Ai dërgoi topin në rrjetën në minutën e 36-të.
Pas një goditje nga këndi, sulmuesi i kombëtares shqiptare u tregua i vëmendshëm duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtësve kundërshtarë brenda zonës. Megjithëse lojtarët e Umraniyespor pretenduan për një pozicion jashtë loje, arbitri la në fuqi golin e Cikalleshit./Opinion.al
Akhisarspor 1-0 Ümraniyespor
36' Sokol Çikalleshi pic.twitter.com/XtVV5mGjuF
— Fotomaç TV (@fotomac_tv) April 24, 2019