Luftëtari dhe Kukësi janë ndarë në një barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Kategorisë Superiore të zhvilluar në Gjirokastër. Ndeshja është shoqëruar nga fillimi deri në fund nga një tension u dukshëm në dyluftimet e ashpra mes lojtarëve.
Rexhinaldo kaloi në minutën e 5-të Luftëtarin në avantazh pas një aksioni totalisht personal, por në minutën e 36 Imami fitoi një penallti të diskutueshme dhe Pejiç barazoi shifrat. Në pjesën e dytë ishte Emini që përmbysi rezultatin në minutën e 65 pas një kombinimi perfekt me Kariokën, por në të 87-n ishte Rrapo që riktheu baraspeshën me një supergol me të majtën nga jashtë zonës.
/panoramasport