Aktualitet

Video/Goditet grupi kriminal në Bulqizë, sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 14/09/22 |
Opi Nion

Tre të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në doza në Bulqizë.

Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit I.R.,22 vjeç, F.S.,19 vjeç dhe E.A., 20 vjeç, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë 21-vjeçari A.D.

Policia ka ndaluar për kontroll 2 automjete në të cilat udhëtonin të rinjtë. Ndërkohë, në automjetin që drejtohej nga 19-vjeçari F.S është gjetur i fshehur një shkop gome si i Policisë, ndërsa pasagjerit në këtë mjet, shtetasit E. A., i janë gjetur të fshehura në trup doza me lënde narkotike canabis sativa.

Më pas në vijim të operacionit  policor të koduar “Field” janë bërë kontrolle në banesat e dy të rinjëve, I.R dhe F.S.

Në banesën e 22-vjeçarit I. R.,policia gjeti dhe sekuestroi rreth 2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 150 gramë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në doza, 1 bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në tokë dhe 170 kg duhan i ndarë në pako, i dyshuar i kontrabanduar.

Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit F. S. është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë model 56.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona funksiononin si grup kriminal që merej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zonën e Fushë-Bulqizës dhe në qytetin e Bulqizës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Pas