Aktualitet

VIDEO/ Godet sërish Xhisela: Do ju padis për shpifje!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 17/10/18 |
b.f

Ideja e Kryeministrit për të nënshtruar median përmes një ligji antishpifje po i jep rezultatet e para ende pa u hartuar si ligj. Është Xhisiela Maloku e frymëzuar nga Kryeministri që thotë se do të padisë median për shpifje. Është viktima e vetëshpallur heroinë që kërkon tashmë të nxjerrë nga burgu ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, djalin e deputetit të akuzuar për dhunë dhe përndjekje ndaj saj.

E veshur me Adidas dhe me syzet Gucci, 25-vjecarja Xhisiela Maloku u shfaq në shkallët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, teksa po jepej masa e sigurisë për Rexhep Rrajën. “Nuk arrita të hyj pasi erdha me vonesë për shkak të trafikut”, tha ajo, teksa u pyet nga gazetarët.

“Jam këtu për ta mbështetur sepse tashmë ne kemi marrëdhënie shoqërore. Marr përsipër se kam bërë kallëzim të rreme për dhunë dhe mund të përballem vete me drejtësinë”, vijoi ajo.

Më tej pyetjet me spec e acaruan Xhiselën e cila në fund e mbylli me kercenime për padi ndaj gazetarëve.

Pyetje: Pse keni ardhur sot këtu?

Xhisela: Erdha, por nuk arrita të hyja në gjykatë sepse kishte trafik. Erdha në mbështetje të Rexhepit.

Pyetje: Ju jeni viktima në këtë proces?

Xhisela: Unë nuk jam viktimë

Në seancë u tha se më 21 korrik jeni dhunuar nga Rexhep Rraja?

Xhisela: Jo nuk është e vertete…

Pyetje: Janë oficerët e policisë që e pohuan në gjykatë

Xhisela: Jo, ai që më akuzon mua është në azil.

Pyetje: Janë dhe 3 oficerë të tjerë. U tha sot në seancë

Xhisela: Jo nuk e di për të tjerët.

Pyetje: A e ke takuar Rexhepin gjatë kësaj kohe?

Xhisila: Po kam kontaktuar me të

Pyetje: Po pse, a jeni ndarë?

Po, kemi marrëdhënie shoqërore. Dua të dalë e verteta

Gazetarja: E verteta del me prova dhe fakte

Xhisela: S’mjaftoj unë? Unë jam Xhisiela…

Gazetarja: Do akuzoheni për kallëzim të rreme

Xhisela: Ju media më qendroni larg tani e tutje se jeni marr me çdo detaj të jetes sime private. Do ju çoj në prokurori.

Gazetari: Do bëni padi për shpifje?

Patjeter pse jo (qesh).

/Opinion.al

Pas