Sport

Video/ Godet arbitren me top, Djokoviç skualifikohet nga US Open


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 07/09/20 |
Opi Nion

Kampioni serb i tenisit Novak Djokoviç nuk do të mund të vazhdojë të marrë pjesë në një nga turnetë më të njohur në botë, US Open.

I mërzitur nga seti i parë me spanjollin Carreno Busta, që po shtyhej përtej parashikimeve të serbit me rezultatin 6-5, goditi gabimisht një zyrtare jashtë fushës me top tenisi në grykë.

Ajo pati një moment paniku dhe dhimbje, ndërkohë që tenisti ekspert kuptoi që në atë moment që aventura e tij në US Open kishte përfunduar, sepse rregullorja qindra vjeçare e këtij sporti është shumë e rreptë dhe e panegociueshme në këto raste.

Pas skualifikimit, Djokoviç, që shihej si favoriti i turneut, deklaroi gjithë trishtimin e tij. “Ndihem bosh në këtë moment. Organizatorët më thanë që zonja ndihet mirë, fatmirësisht. Më vjen shumë keq që shkaktova këtë gjë, komplet në mënyrë të pavullnetshme. Zhgënjimin tim do ta shndërroj në leksion për të ardhmen, si sportist por edhe si njeri”.

Episode të tilla janë shumë të rralla në tenis, ku episodi më i njohur është ai i gjysmëfinales së Wimbledon në 1995, ku Tim Henman goditi një vajzë./ Opinion.al

Pas