Kronikë

VIDEO/ Gjysmë i zhveshur, ky është momenti i arrestimit të “boss-it” turk në Himarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 30/08/22 |
Opi Nion

Ky është momenti i arrestimit të shtetasit turk Faruk Fatih Özer. Polica e Shtetit në një njoftim zyrtar bën me dije se ai është kapur në Himarë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas shumë kërkimesh në disa qarqe të vendit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia turke, si dhe falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Brain”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit turk Faruk Ozer, 28 vjeç.”-njofton policia.

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 persona te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Pas