Debati në Këshillin Komunal për filmin në lidhje me zhvillimin e qytetit të Manastirit për periudhën nga 2005 deri 2017, u shndërrua në debat për gjuhën shqipe dhe për atë se kush është patriot më i madh.
Këshilltari nga radhët e OBRM-PDUKM-së, këshilloi se në film duhet të hyjnë protestat të cilat kanë ndodhur kohën e fundit në Maqedoni, paratë dygjuhësore dhe siç thuhet redefinimi i shtetit, për të cilat i fajësoi oponentët e tij të LSDM-së.
Ndaj kësaj reagoi këshilltarja e LSDM-së, e cila fajësoi OBRM-PDUKM-në se ka standarde të dyfishta në interes të politikës së tyre ditore.
Kryetarja e Këshillit Komunal të Manastirit, Sillvana Angelovska, pas ndërprerjes së seancës, i tha Petrevskës që për regjisor të filmit do ta ftojnë kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Kryetari i Komunës së Manastirit publikoi shpallje për incizimin e një filmi dokumentar që flet për zhvillimin e qytetit për periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2017, gjegjësisht nga momenti kur ai u vu në krye të qeverisjes lokale.